Vajza e këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale. Evita Soncini, 15 vjeçe, po fillon hapat e saj të parë në botën e modelingut.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur Elsa Lila e mbante larg syrit të publikut dhe rrallë publikonte foto të saj, tani Evita ka vendosur të shfaqet më hapur. Ajo është aktivizuar në Instagram dhe, sipas postimeve, ka nisur bashkëpunimin me një kompani modelingu, duke u prezantuar si një nga fytyrat e reja të industrisë.
Adoleshentja po tërheq vëmendje jo vetëm për pamjen dhe stilin e saj, por edhe për ngjashmërinë e dukshme me nënën. Pas viteve ku Elsa e mbajti larg vëmendjes mediatike, tani duket se Evita po ndërton gradualisht identitetin e saj publik dhe po hap rrugën drejt karrierës në modë.





