Një video e re ka shkaktuar debate të nxehta në rrjet mbi raportin e shumëpërfolur mes Mirit dhe Selinës. Gjatë një bisedë ballë për ballë mes Selinës dhe Gimbos, ky i fundit i ka rrëfyer një detaj tronditës që i është transmetuar nga Rogerti, duke ngritur pretendime të forta për sjelljen e Mirit.
Sipas Gimbos, Miri ka përdorur “gjuhën e syve” për t’i lënë të kuptohet Rogertit se kishte pasur afrime fizike dhe prekje të guximshme nga ana e Selinës. Ai i thotë Selinës:
“Rogerti më ka treguar që Miri, demek, i ka thënë Rogertit me gjuhën e syve që ‘mua më ka prekur Selini’.”
Deklarata, e cila aludon në prekje në pjesët intime, pritet të shkaktojë një përplasje të fortë mes banorëve. Ende mbetet e paqartë nëse kjo është një pretendim i qëllimshëm i Mirit për të dëmtuar Selinën, apo një keqkuptim nga interpretimi i “gjuhës së syve” nga Rogerti.





