Thanë që vdiq nga fotoksina: reagon Xhovana Nikolli!

Giovanna Nikolli via Instagram
Giovanna Nikolli via Instagram

Ditën e sotme, në rrjetet sociale qarkulloi me shpejtësi lajmi se personazhi i njohur Xhovana Nikolli kishte ndërruar jetë. Vetëm pak momente pas përhapjes së këtij informacioni, Nikolli reagoi fuqishëm në rrjet, duke e cilësuar lajmin të rremë dhe ofendues.

“A keni pak seriozitet, pak fytyrë o njerëz ordinera. Që shpifni këto lloj gjërash,” shkruan Xhovana Nikolli, duke i bërë thirrje publikut të mos përhapë informacione të pavërteta.

Giovanna Nikolli via Instagram Story

Xhovana u bë e njohur për institucionet ligjzbatuese dhe publikun pasi dyshohet se ishte shënjestra e një atentati me eksploziv në Elbasan në korrik 2024. Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku ajo jetonte shkaktoi edhe plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.