Programi “Përputhen” është vënë në qendër të vëmendjes pas disa postimeve të gazetarit Elton Tozaj, i cili ka ngritur pretendime lidhur me disa prej konkurrentëve dhe personave të afërt me programin.
Një prej deklaratave që ka tërhequr më shumë vëmendje është pretendimi i Tozajt se pesë prej djemve të përzgjedhur për sezonin e ri janë gay. Gazetari nuk ka bërë publike identitetet e tyre, ndërsa ka lënë të kuptohet se mund të japë më shumë detaje gjatë emisionit “Radar”.
Tozaj ka ngritur gjithashtu pikëpyetje rreth disa personave të lidhur me stafin e programit, por pa dhënë deri tani detaje të plota mbi identitetet apo natyrën e pretendimeve të tij.
Në një tjetër postim, gazetari ka publikuar fotografinë e një prej konkurrentëve aktualë të “Përputhen”, duke iu referuar një çështjeje gjyqësore me ish-partneren e tij dhe pretendimeve për dhunë.

Elton Tozaj via Instagram Story
Deri më tani, këto deklarata mbeten pretendime të bëra publikisht nga Elton Tozaj, ndërsa nuk janë dhënë në këtë reagim detaje apo prova të plota që t'i vërtetojnë ato.
Reagimet vijnë vetëm pak ditë pas nisjes së sezonit të ri të “Përputhen”, i cili këtë vit drejtohet nga Heidi Baci dhe ka prezantuar gradualisht konkurrentët e rinj.




