Vedati drejt Big Brother VIP? Roela e ndalon me përgjigjen e saj: “Në këtë fazë të jetës…”

Vedati drejt Big Brother VIP? Roela e ndalon me përgjigjen e saj: “Në këtë fazë të jetës…”

Mundësia që Vedati të bëhet pjesë e një prej edicioneve të ardhshme të Big Brother VIP duket se nuk është aspak e largët, të paktën nga dëshira e tij. Por çfarë mendon bashkëshortja, Roela, për këtë eksperiencë?

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, të cilët tashmë kanë krijuar familjen e tyre, kanë qenë të ftuar në një intervistë për Prive by LS, ku kanë folur për jetën private, planet dhe ndryshimet që kanë përjetuar vitet e fundit.

Gjatë intervistës, pyetja për pjesëmarrjen në Big Brother VIP nuk kishte si të mungonte. Vedati ka pranuar se e ka menduar shpesh mundësinë për t'u bërë pjesë e këtij formati dhe se ideja vazhdon ta tërheqë.

“Shpeshherë e mendoj dhe e kam menduar shumë herë. Është e bukur të jesh pjesë e Big Brother. Është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë Bigut, sepse i njoh kapacitetet e mia”, është shprehur ai.

Megjithatë, Vedati nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse do ta pranonte një ofertë të tillë, duke lënë të hapur mundësinë për një aventurë televizive në të ardhmen.

Por nëse ai duket i joshur nga ideja, Roela ka një qëndrim krejt tjetër. Ajo u tregua më e vendosur, duke bërë të qartë se në këtë periudhë nuk do të pranonte të bëhej pjesë e reality show-t, për shkak të përgjegjësive që ka ndaj familjes.

Kujtojmë se çifti është njohur për publikun gjatë eksperiencës në “Për’puthen”, ndërsa sot jeta e tyre ka marrë një tjetër drejtim, me familjen dhe prindërimin në qendër të vëmendjes.

A do ta shohim Vedatin një ditë brenda shtëpisë së Big Brother VIP? Dëshira e tij duket se ekziston, por mbetet për t'u parë nëse kjo ide do të kthehet ndonjëherë në realitet.