Dashuria edhe në filxhan! Selin zbulon gjestin romantik të Gimbos, detaji që mori gjithë vëmendjen...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment të këndshëm nga lidhja e saj me DJ Gimb-on, duke dëshmuar se romantizmi mes tyre shoqërohet gjithmonë edhe me humor.

Në një fotografi të publikuar në Instagram Story, Gimbo shihet duke shijuar çajin në një filxhan të personalizuar, ku është stampuar një foto e çiftit duke u puthur. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga Selin, e cila e ka shoqëruar pamjen me një koment plot shaka.

“Çajin duhet ta pish në filxhan me foton e dashurisë tënde. Është dorë më një, të nesërmen je në këmbë!!”, shkroi ajo, duke shtuar edhe emoji të qeshurash.

Selin Bollati via Instagram Story

Duket se për çiftin edhe një filxhan çaji mund të kthehet në një mënyrë të veçantë për të shprehur dashurinë. Fotografia e tyre duke u puthur, tashmë e stampuar në filxhan, është një tjetër detaj që tregon afërsinë mes tyre.

Historia e dashurisë së Selinës dhe Gimbos nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP Albania”, por romanca nuk përfundoi me daljen nga shtëpia. Përkundrazi, marrëdhënia ka vijuar edhe jashtë kamerave.

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” gjatë muajit tetor, Selin zbuloi se tashmë bashkëjetojnë në Tiranë. Ajo tregoi se ky vendim erdhi krejt natyrshëm dhe pa ndonjë planifikim të mëparshëm, ndërsa shtëpia është vendi ku arrijnë të kalojnë kohë së bashku, pavarësisht angazhimeve profesionale.