Hyrje e re në Ferma VIP 3 – Kush pritet t’i bashkohet sot shtëpisë?

Dj Bujaka via Facebook
Dj Bujaka via Facebook

Surprizat në “Ferma VIP 3” vazhdojnë, ndërsa produksioni duket i vendosur të mbajë lojën sa më dinamike dhe të paparashikueshme për banorët dhe publikun.

Edhe pse vetëm pak ditë më parë u futën dy konkurrentë të rinj, hyrjet nuk ndalen këtu. Gjatë prime-it të sotëm pritet një tjetër shtesë në fermë, që pritet të sjellë energji të re në lojë.

Sipas burimeve, personazhi që do të bëhet pjesë e formatit është DJ Bujaka, i njohur për aktivitetin e tij në jetën e natës. Kohët e fundit ai është vendosur në Tiranë, ku është mjaft aktiv me angazhimet e tij si DJ.

Përfshirja e tij në reality show pritet të ndikojë në atmosferën mes banorëve, duke sjellë një stil dhe ritëm ndryshe nga ai që është parë deri tani.

Mbetet për t’u parë se si do të pritet nga fermerët e tjerë dhe çfarë strategjie do të ndjekë ai në këtë garë që po bëhet çdo ditë më konkurruese.