Momente paniku në Ferma VIP – Ermal Mamaqi largohet nga gjarpërinjtë...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një sfidë e pazakontë në “Ferma VIP” ka sjellë jo vetëm tension për banorët, por edhe momente shumë argëtuese në studio.

Gjatë provës, fermerët u përballën me gjarpërinj, duke u kërkuar fillimisht t’i mbanin në duar dhe më pas të kalonin në nivele më të vështira, si vendosja e tyre në trup apo rreth qafës.

Por momenti më i komentuar ndodhi në studio, kur gjarpërinjtë u afruan pranë opinionistëve. Reagimi i Ermal Mamaqit ishte i menjëhershëm: ai u ngrit nga vendi dhe u largua me shpejtësi, duke refuzuar të përballej me situatën, gjë që shkaktoi të qeshura në publik.

Në të kundërt, Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani reaguan me qetësi, duke i mbajtur gjarpërinjtë pa frikë dhe duke treguar vetëbesim.

Instagram Reel
DXFwyS3FMXi

Ky moment u kthye në një nga episodet më komike të mbrëmjes, duke u bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.