Moment i sikletshëm në Ferma VIP 3 – Arbana Osmani përballet me një “bllokim” gjatë LIVE...

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Një situatë e papritur ka ndodhur gjatë transmetimit live të “Ferma VIP 3”, ku moderatorja Arbana Osmani u përball me një moment hezitimi në skenë.

Teksa po lexonte emrat e pesë fermerëve të nominuar, ajo arriti të përmendte katër prej tyre, por për pak çaste nuk kujtoi emrin e konkurrentes së pestë. Kjo krijoi një moment të sikletshëm, pasi edhe opinionistët në studio nuk reaguan menjëherë për ta ndihmuar.

Situata u zgjidh nga Ermal Mamaqi, i cili ndërhyri me humor duke ia kujtuar emrin e konkurrentes, Fabiola, dhe e kaloi momentin me një batutë.

Edhe pse bëhej fjalë për një lapsus të thjeshtë që mund t’i ndodhë kujtdo në transmetim të drejtpërdrejtë, momenti nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut reagoi menjëherë.