“Kam qarë gjithë natën për ty” – Soni Malaj ‘thumbon’ me ironi pas largimit të Jonida Maliqit nga ferma...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Largimi i papritur i Jonida Maliqi nga Ferma VIP ka sjellë jo vetëm dyshime për arsyet, por edhe reagime me nota ironie nga banorët që kanë mbetur në lojë.

Të nesërmen në mëngjes, atmosfera në fermë ka marrë një tjetër drejtim, ku vëmendjen e ka tërhequr një shkëmbim me tone sarkastike mes Soni Malaj dhe Sara Karaj. Soni nuk ka hezituar të komentojë largimin e Jonidës, duke zgjedhur ta bëjë këtë përmes një batute drejtuar Sarës, e cila njihej për afrimitetin me të.

Në një moment në oborr, ajo u shpreh me ironi: “Kam qarë gjithë natën për ty!”, një fjali që u interpretua si një “thumbim” i drejtpërdrejtë, i shoqëruar me humor.

Instagram Reel
DXG06--Ee9-

Ky episod tregon se, pavarësisht largimeve, banorët po e përballojnë situatën me sportivitet dhe sarkazëm. Reagimet nuk kanë munguar as në rrjet, ku përdoruesit kanë komentuar se pas çdo daljeje, raportet në fermë ndryshojnë dhe ironitë bëhen edhe më të dukshme.