“Do t’i thoja më fal” – Vanesa mes emocionesh flet për Indrin dhe i kërkon falje partnerit...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një nga momentet më emocionale në Ferma VIP ka qenë rrëfimi i Vanesës në dhomën e “Agait”, përballë moderatores Arbana Osmani.

Pas transmetimit të një klipi me momentet e saj të afërta me Indrin – përqafime, biseda dhe çaste intime, Vanesa pranoi hapur se mes tyre ekziston një afrimitet që nuk mund të mohohet. Megjithatë, ajo theksoi se jashtë formatit ka një lidhje dhe është e vetëdijshme për situatën e saj.

E pyetur nëse kjo marrëdhënie ka ndikuar në ndjenjat që ka për partnerin jashtë, ajo pranoi se në një farë mase po, duke treguar konfuzionin emocional që po përjeton.

Momenti më i ndjerë erdhi kur iu dha mundësia t’i drejtohej partnerit të saj. Mes lotësh, Vanesa kërkoi falje publikisht, duke u shprehur se nuk dëshiron të lëndojë askënd, as brenda dhe as jashtë shtëpisë, por ndjen se mund ta ketë bërë pa dashje.

Ky rrëfim tregon qartë dilemat emocionale që po përjeton ajo, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet më tej raporti i saj me Indrin dhe si do të ndikojë kjo situatë në vazhdimësinë e lojës.