Brikena “thyen heshtjen” pas daljes nga Big Brother VIP Albania: “Ka diçka që ia vlen” për Mateon...

"Fan Club" - Top Channel
"Fan Club" - Top Channel

Pas eliminimit në gjysmëfinale të Big Brother VIP Albania, Brikena ka reaguar për herë të parë publikisht, duke ndarë mendimet e saj mbi eksperiencën dhe raportin me partnerin e saj, Mateo, i cili arriti të sigurojë një vend në finale.

Dalja e saj nga gara, vetëm një hap larg natës vendimtare, ka ngjallur shumë interes te publiku, sidomos për intervistën e parë pas përfundimit të rrugëtimit në shtëpi. Në një fragment që po qarkullon në rrjet, Brikena shfaqet elegante me një fustan të kuq, duke mbajtur edhe unazën që simbolizon lidhjen e krijuar me Mateon gjatë spektaklit.

Vëmendjen kryesore e ka marrë deklarata e saj për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë. Ajo ka reflektuar mbi sfidat dhe afrimitetin që kanë përjetuar, duke theksuar ndikimin që ka pasur qëndrimi i Mateos.

“Unë gjithmonë ia vendosja përpara duart dhe ajo rezistenca e tij më ka bërë të mendoj që… ka diçka që ia vlen,” është shprehur Brikena, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre ka kaluar përmes provave, por ka mbetur e fortë.

Ndërsa Mateo vazhdon garën drejt çmimit të madh, mbetet për t’u parë nëse historia e tyre do të vijojë edhe jashtë shtëpisë apo do të marrë një tjetër drejtim pas përfundimit të spektaklit.