Teksa finalja e Big Brother VIP Albania po afron, diskutimet brenda shtëpisë po bëhen gjithnjë e më të forta dhe të papritura.
Në një bisedë me Rogertin, Brikena ka habitur me deklaratën e saj të drejtpërdrejtë, duke shprehur bindjen se fitues i këtij edicioni do të jetë Mateo.
E pyetur se si e sheh veten në këtë fazë të lojës, ajo u shpreh se nuk e konsideron veten pjesë të finales, duke thënë se do të largohet shumë shpejt nga shtëpia.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Rogerti, i cili e kritikoi për këtë qëndrim, duke i theksuar se një mendësi e tillë nuk është e përshtatshme për një konkurrent në këtë pikë të garës dhe se mund të perceptohet negativisht nga publiku.
Megjithatë, Brikena nuk ndryshoi mendim dhe vazhdoi të insistojë se Mateo do të jetë fituesi, duke e mbyllur bisedën me bindjen e saj të plotë për rezultatin e lojës.




