Një situatë e papritur dhe e rrallë ka ndodhur në Ferma VIP 3, duke krijuar një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni.
Një dron i ardhur nga jashtë, si formë mbështetjeje për Soni Malajn, ka fluturuar mbi ambientet e fermës, por ngjarja mori një drejtim krejt tjetër nga sa pritej.
Në rrethana që ende nuk janë plotësisht të qarta, me ndihmën e Adit, Ola ka arritur të kapë banderolën e lidhur pas dronit. Duke e tërhequr me forcë, ajo ka bërë që mjeti fluturues të humbasë balancën dhe të rrëzohet në tokë, duke u dëmtuar.
Ky veprim ka habitur banorët dhe publikun, duke nxitur reagime të shumta në rrjet. Ndërhyrja për të ndaluar një surprizë të destinuar për një tjetër konkurrent konsiderohet si një situatë e pazakontë për një format të tillë.
Tani mbetet për t’u parë se si do të trajtohet ky incident nga produksioni, nëse do të ketë masa ndaj këtij veprimi dhe si do të reagojë vetë Soni Malaj ndaj asaj që ndodhi me surprizën e saj.




