Edhe pas ndarjes, Soni Malaj ndan të njëjtën shtëpi me ish-bashkëshortin...

Soni Malaj via Instagram
Soni Malaj via Instagram

Këngëtarja Soni Malaj, aktualisht pjesë e Ferma VIP 3, ka ndarë një rrëfim personal që ka tërhequr vëmendje gjatë një bisede me banoret Fabjola dhe Dona.

Ajo foli hapur për jetën e saj familjare, duke u ndalur te marrëdhënia me vajzën e saj Anna, por edhe te raporti që vazhdon të ketë me ish-bashkëshortin, Mirko.

Soni theksoi se, edhe pse nuk janë më bashkë si çift, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të qetë dhe respektuese, duke vendosur gjithmonë në plan të parë mirëqenien e vajzës së tyre.

Ajo që surprizoi më shumë ishte fakti se të dy jetojnë ende në të njëjtën shtëpi në Itali. Këngëtarja sqaroi se bëhet fjalë për një vilë të madhe, ku secili ka hapësirën e vet personale, pavarësisht se janë nën të njëjtën çati.

Sipas saj, kjo zgjedhje është bërë për të garantuar stabilitet emocional për vajzën, duke shmangur ndryshime të forta në jetën e saj të përditshme.

Ky rrëfim shkaktoi reagime të ndryshme edhe brenda fermës, ku Fabjola u shpreh e habitur, ndërsa jashtë, publiku e komentoi gjerësisht këtë vendim jo të zakonshëm.