Degradon situata : Miri i revoltuar ndaj Mateos – “Po më prish familjen”

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Tensionet e krijuara gjatë spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania kanë vijuar edhe pas përfundimit të Prime-t, duke kulmuar në një debat të ashpër mes Mirit dhe Mateos gjatë darkës.

Nga pamjet e publikuara, dy banorët shihen duke debatuar me tone të larta, ndërsa shkak për përplasjen janë bërë komentet e Mateos lidhur me raportin e Mirit me Selinën brenda shtëpisë.

Këto deklarata janë pritur me reagim të fortë nga Miri, i cili i ka konsideruar si sulm ndaj jetës së tij personale dhe martesës. Ai e ka akuzuar Mateon se po provokon qëllimisht dhe po përpiqet të ndikojë negativisht në marrëdhënien e tij familjare.

Gjatë debatit, Miri ka theksuar se nuk ka pasur asnjë ndjenjë reale brenda shtëpisë dhe se çdo situatë e krijuar ka qenë pjesë e lojës.

Instagram Reel
DW2gekRiDQV

Kjo përplasje vjen pas diskutimeve të forta edhe gjatë spektaklit live, ku u rikthye në vëmendje raporti i tij me Selinën dhe situatat që kanë ngritur dyshime mes banorëve dhe publikut.