Para se Ledioni të reagonte live, Sara Hoxha dha këtë sinjal në Instagram...

Ledion Lico via Instagram
Ledion Lico via Instagram

Debati i mbrëmshëm mes Ledion Liços dhe Edisës në studion e Big Brother VIP Albania, ku moderatori mohoi kategorikisht çdo aludim për një pëlqim ndaj Brikenës, ka tërhequr shumë vëmendje.

Ai theksoi se gjatë këtij formati ka pëlqyer vetëm një vajzë bjonde, e cila nuk është pjesë e këtij sezoni, duke lënë të kuptohet qartë se i referohej bashkëshortes së tij, Sara Hoxhës.

Ndërkohë, një detaj interesant ka dalë nga prapaskenat pak para kësaj deklarate. Vetëm pak minuta më herët, Sara kishte ndarë një postim në Instagram, ku tregonte përfshirjen e saj në rolin e producentes.

Ajo publikoi një foto të skenarit të spektaklit, ku shihej data 7 prill 2026 dhe informacioni për episodin e 32-të, përfshirë edhe hyrjen ku Ledioni përmend opinionistët dhe ish-banorët.

Mbi këtë imazh, Sara kishte shkruar: “32 episode, edhe 2 kanë mbetur”, duke sinjalizuar se finalja e madhe është shumë afër.

Sara Hoxha via Instagram Story

Ky postim dëshmon praninë dhe angazhimin e saj në prapaskenat e programit, pikërisht në natën kur u zhvillua ajo situatë në studio. Fakti që ajo po ndiqte nga afër çdo detaj të skenarit dhe transmetimit e bën reagimin e Ledionit një qëndrim të qartë publik për të sqaruar çdo aludim.