“Të don Gimbo shumë”: DJ Gimbo surprizon Gjestin me një dedikim special për ditëlindje...

Dj Gimbo via Instagram Story
Dj Gimbo via Instagram Story

Gjesti feston ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta nga miqtë dhe personazhet e njohur, vëmendje ka marrë edhe mesazhi i veçantë i DJ Gimbo.

Përmes një InstaStory, Gimbo publikoi një foto ku shfaqet pranë artistit në një atmosferë relaksi, ndërsa e shoqëroi me një dedikim plot dashuri dhe respekt.

“Urime ditëlindja o biri jem, festofsh gjithmonë, paç sukses gjithmonë, të don Gimbo shumë,” shkroi ai në postim.

Dj Gimbo via Instagram Story

Urimi është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët kanë vënë në dukje raportin e afërt mes dyshes dhe mbështetjen që ata tregojnë vazhdimisht për njëri-tjetrin.

Ndërkohë, Gjesti vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar dhe më të ndjekur në rrjetet sociale.