Mbrëmja e sotme e “Ferma VIP” ka nisur mes problemeve dhe tensionit në studio, pas një incidenti teknik që prishi rrjedhën e spektaklit vetëm pak minuta nga starti.
Menjëherë pasi moderatorja Arbana Osmani dha mesazhin e saj emocional për publikun, ku kërkoi ndalimin e denigrimit ndaj Olës, programi u përball me një problem të papritur gjatë transmetimit live.
Në çastin kur Arbana tentoi të lidhej drejtpërdrejt me banorët brenda fermës për të nisur debatet dhe diskutimet e javës, lidhja teknike dështoi plotësisht. Për disa minuta komunikimi ishte i pamundur, duke krijuar një situatë të sikletshme në studio.
Ky moment duket se e ka frustruar moderatoren, e cila mbeti në pritje ndërsa regjia përpiqej të rikthente sinjalin dhe të normalizonte transmetimin.
Pas disa minutash ndërhyrjeje nga stafi teknik, problemi u zgjidh dhe spektakli vijoi normalisht me dinamikat e parashikuara mes banorëve.
Incidenti nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, i cili reagoi menjëherë në rrjetet sociale për problemet teknike të mbrëmjes.




