Sezoni i shtatë i She’s On Top pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e Top Channel, ndërsa kurioziteti për emrat e jurisë dhe surprizat e këtij edicioni sa vjen e rritet.
Deri tani është konfirmuar vetëm moderatorja e programit, Sara Gjordeni, e cila ka premtuar një sezon plot risi dhe dinamika të reja.
Së fundmi, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, producenti Ed Manushi ka zbuluar disa detaje interesante lidhur me jurinë.
I pyetur për zërat që lidhin Brikena Selmani me një rol në panel, ai nuk e mohoi mundësinë, por u shpreh se ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
“Asgjë nuk është e konfirmuar, jemi në tentativa të forta sepse ka personazhe të rëndësishëm të këtij edicioni por dhe të edicioneve të tjera,” tha ai.
Megjithatë, Ed Manushi konfirmoi se “dy prej anëtarëve të jurisë janë të konfirmuara”, ndërsa emrat pritet të bëhen publikë brenda pak ditësh.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të nisë menjëherë aludimet se Brikena Selmani mund të jetë një nga surprizat e sezonit të ri të “She’s On Top”.




