Aktori Visjan Ukcenaj ka reaguar me tone të forta pas darkës speciale të organizuar në “Big Brother VIP 5”, ku të ftuar ishin disa nga moderatorët e Top Channel.
Në një reagim publik, ai u shpreh i pakënaqur me mënyrën si u zhvillua mbrëmja, duke theksuar se ajo që duhej të ishte një moment i qetë për finalistët u kthye në një situatë me pyetje provokuese dhe tension.
Sipas tij, disa prej moderatorëve treguan një tendencë për protagonizëm, duke “sulmuar” banorët në ditët e fundit të qëndrimit të tyre në shtëpi, në vend që t’u jepnin energji pozitive.
Visjani theksoi se nuk ka problem t’i thotë këto gjëra edhe ballë për ballë, duke shtuar se nuk i druhet askujt dhe se një qasje e tillë nuk i ka pëlqyer aspak.
Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, në rrjet janë përfolur figura si Erjona Rusi, Ilnisa Agolli dhe Rozana Radi, të cilat ishin ndër më aktivet gjatë diskutimeve me finalistët.
Deklarata e tij ka ndezur debat në rrjetet sociale, duke ndarë publikun mes atyre që e mbështesin kritikën e tij dhe të tjerëve që e shohin si një reagim të tepruar.




