Flet pas shumë vitesh Olsi Mingomata: “Arsyet që çuan në ndarjen me Noçjen”

"Goca dhe gra"/Top Channel via Instagram
"Goca dhe gra"/Top Channel via Instagram

Në një intervistë të fundit në emisionin Goca dhe Gra, Olsi Mingomata u rikthye te një nga historitë më të përfolura të reality show-ve shqiptare: lidhja me Najada Konomi, të njohur për publikun si “Noçja”.

Edhe pse brenda shtëpisë së Big Brother Albania ata përjetuan një romancë të fortë dhe sfiduan normat e kohës, jashtë saj gjithçka mori një drejtim tjetër. I pyetur për kohëzgjatjen e marrëdhënies pas spektaklit, Olsi tregoi se ajo ishte jetëshkurtër:

“Ne kemi dalë në maj… disa muaj qëndruam bashkë. Viti jo, nuk u bë.”

Sa i përket arsyeve të ndarjes, ai pranoi hapur se diferencat në stilin e jetesës dhe zgjedhjet personale ndikuan ndjeshëm:

“Dy shoqëri të ndryshme… edhe gabimet e mia… të jemi korrekt,” – u shpreh ai, duke marrë përgjegjësi për pjesën e tij.

I vendosur përballë pyetjes nëse fama e menjëhershme ndikoi në sjelljen e tij, Olsi nuk e mohoi ndikimin e saj:

“Ishte ai momenti… ishte pak i fuqishëm [ndikimi i famës]. S’e kishim provuar ndonjëherë.”

Në përfundim, ai la të kuptohet se presioni i madh publik, vëmendja dhe realiteti i ri pas daljes nga formati ishin faktorë të fortë që e bënë të vështirë vazhdimin e lidhjes, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e tij personale.

Instagram Reel
DXPzSTWgBpS