Në prag të finales, Ledion Liço ndan moment të veçantë me Sara Hoxhën – “Pas çdo momenti…”

Ledion Lico via Instagram
Ledion Lico via Instagram

Ndërsa Big Brother VIP Albania shkon drejt mbylljes së këtij edicioni maratonë, emocionet nuk janë vetëm te publiku dhe finalistët, por edhe te ata që qëndrojnë pas suksesit të spektaklit.

Së fundmi, një foto nga prapaskenat e finales ka tërhequr vëmendjen në rrjet. Në të shfaqen figurat kyçe të programit: Ledion Liço, producentja Sara Hoxha, opinionistët Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, së bashku me pjesëtarë të stafit realizues që kanë kontribuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Në përshkrimin që shoqëronte postimin, u theksua rëndësia e punës në ekip dhe përkushtimit pas kamerave:

“Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh, sonte finalja. Pas çdo momenti në ekran qëndron puna e një ekipi të përkushtuar.”

Ledion Lico via Instagram Story

Ky mesazh u ripostua edhe nga Ledion Liço, duke marrë menjëherë vëmendje dhe reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët po presin me padurim të zbulojnë fituesin e këtij sezoni.