Shtatzënia ndryshon gjithçka: GJKKO heq masat për Ajola Xoxën...

Arjola Xoxa via LinkedIn
Arjola Xoxa via LinkedIn

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) ka vendosur të heqë masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxa, bashkëshortes së Erion Veliaj.

Sipas vendimit, Xoxa nuk do të jetë më nën masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, duke i hapur rrugë që të ndiqet në gjendje të lirë gjatë procesit gjyqësor.

Kërkesa e saj u pranua nga trupa gjykuese e përbërë nga Engjëllushe Tahiri, Elsa Ulliri dhe Alma Kodraliu, të cilat morën në konsideratë gjendjen shëndetësore të saj. Argumenti kryesor lidhej me shtatzëninë dhe komplikacionet e raportuara, si dhe nevojën për të udhëtuar jashtë vendit për një vizitë të specializuar mjekësore.

Si rezultat, gjykata vendosi që Ajola Xoxa të gjykohet pa masa sigurie, duke lehtësuar situatën e saj në këtë periudhë delikate.