Arbana Osmani ‘godet’ BBV gjatë Ferma VIP, deklarata që u bë virale...

Arbana Osmani ‘godet’ BBV gjatë Ferma VIP, deklarata që u bë virale...

Nata e dytë e “Ferma VIP” nuk ka kaluar pa tensione, duke nisur me një debat të fortë mes konkurrentëve që mori menjëherë vëmendjen e publikut.

Në qendër të situatës ishin Akili dhe Blerina, përplasja e të cilëve detyroi ndërhyrjen e moderatores Arbana Osmani. Teksa debati po agravonte dhe Akili përsëriste vazhdimisht të njëjtën pyetje, moderatorja reagoi e indinjuar për të rikthyer kontrollin në studio.

“Nuk po marr përgjigje Akil… është emision tjetër ai, nuk është ky”, u shpreh ajo, një fjali që u interpretua menjëherë si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj “Big Brother VIP Albania”.

Deklarata e saj u bë virale brenda pak minutash, me shumë ndjekës që e panë si një distancim të qartë nga formati rival, i cili shpesh karakterizohet nga debate të ashpra dhe tone të larta mes banorëve.

Ndërkohë, Arbana duket e vendosur të ruajë një tjetër frymë në “Ferma VIP”, duke i dhënë më shumë hapësirë elementëve si arti, komunikimi dhe dinamika më të balancuara mes konkurrentëve.

Ky moment ka ndezur edhe më shumë “garën” mes dy formateve më të ndjekura të momentit, duke shtuar interesin për zhvillimet në vazhdim.