Selvije Jao ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale pasi ka publikuar disa pamje dhe momente të veçanta në kujtim të këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi.
Në postimin e saj, ajo ka shprehur hapur dhimbjen e madhe që vazhdon të ndiejë për mungesën e tij, duke e shoqëruar videon me fjalë shumë të ndjera. Mesazhi i saj reflekton mallin dhe vështirësinë për të përballuar jetën pa të, sidomos në momente të rëndësishme familjare.

Selvije Jao via Instagram Story
Ajo ka theksuar se mungesa e tij ndihet edhe më shumë në përditshmëri dhe në festa, duke treguar se këtë periudhë po e përjeton me shumë emocione, ndërsa kujdeset e vetme për djalin e tyre.
Postimi i saj ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë reaguar me komente mbështetëse, duke treguar edhe një herë se humbja e Shpat Kasapit ka lënë një boshllëk të madh tek të afërmit dhe publiku.





