Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, ka festuar 30-vjetorin e lindjes në një atmosferë festive, i rrethuar nga miq dhe persona të afërt.
Ajo që mori më shumë vëmendje ishte fakti se gjatë kësaj feste ai vendosi të ndajë për herë të parë me publikun partneren e tij. Në fotot e publikuara nga eventi, çifti shfaqet së bashku, duke konfirmuar kështu raportin e tyre.

Xhoana Toshi via Instagram Story
Ky veprim ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, pasi jeta personale e tij ka qenë shpesh në fokus të mediave rozë. Më herët ishte përfolur për një lidhje të re, por tashmë duket se ai ka zgjedhur ta bëjë publike në një moment të rëndësishëm si ditëlindja.
Postimet nga festa janë komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar pozitivisht ndaj çiftit dhe surprizës së bukur në këtë përvjetor.

Xhoana Toshi via Instagram Story





