Rreth një javë pasi reperi dhe ish‑banori i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, u arrestua nga policia në Prishtinë për dyshimet e mbajtjes së një arme pa leje dhe veprave të tjera penale, ka dalë edhe një vendim zyrtar nga gjykata.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë me dyer të mbyllura, organi gjyqësor vendosi t’i caktojë masën e paraburgimit për një periudhë prej një muaji. Sipas arsyetimit të gjykatës, kjo masë u zgjedh për të siguruar vijimësinë e hetimeve dhe për të shmangur rreziqet e mundshme si arratisja, ndikimi tek dëshmitarët apo përsëritja e një vepre të tillë penale.
Ndërkohë, mbrojtja e artistit ka të drejtë të apelojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Kosovës në ditët në vijim, çka do të vendosë nëse masa e paraburgimit do të mbetet apo do të ndryshojë





