DJ Geek dhe partnerja e tij, Olsa Berani, kanë zgjedhur ishujt Maldive për disa ditë pushimi, duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit momente të veçanta nga kjo arratisje romantike.
Gjatë këtij udhëtimi, artisti ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën personale: ai i ka propozuar partneres së tij në një ambient mjaft romantik. Sipas burimeve, propozimi ka ndodhur më 12 prill, duke e bërë këtë eksperiencë edhe më të paharrueshme për çiftin.

Dj Geek via Instagram Story
Me këtë “po”, ata kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, e cila kishte nisur prej kohësh, por tashmë duket se ka hyrë në një fazë më serioze.

Dj Geek via Instagram Story
Kjo është marrëdhënia e radhës publike për DJ Geek pas ndarjes nga Dafina Zeqiri. Propozimi tregon se çifti është gati për një kapitull të ri në jetën e tyre së bashku.




