Jeta personale e banorëve të “Ferma VIP” vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, dhe këtë herë në fokus është Indri.
Së fundmi, në rrjet kanë qarkulluar disa fotografi të papublikuara më parë, ku ai shfaqet pranë ish-bashkëshortes së tij në momente të afërta dhe të lumtura. Në disa prej tyre, dyshja pozon buzë detit, ndërsa në të tjera shihen të përqafuar, duke reflektuar një periudhë të rëndësishme të jetës së tyre.


Një nga imazhet më të komentuara është ai ku ish-partnerja e tij shfaqet shtatzënë, duke kujtuar kohën kur ata prisnin të bëheshin prindër. Vetë Indri e ka pranuar gjatë qëndrimit në fermë se është baba nga kjo martesë e mëparshme.

Edhe pse sot rrugët e tyre janë ndarë dhe ai po përflitet për një afrimitet me Vanesën brenda formatit, këto foto sjellin në vëmendje një pjesë të rëndësishme të së kaluarës së tij, të cilën ai ka preferuar ta mbajë larg syrit publik.




