Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka ndarë disa reflektime personale pas eksperiencës së gjatë dhe intensive brenda shtëpisë.
Në një intervistë për “Big Brother Radio” me moderatoren Jonida Aliçkolli, ai foli hapur për momentet më të rëndësishme të lojës, emocionet dhe gjërat që do të kishte dashur t’i kishte menaxhuar ndryshe. Sipas tij, nata e parë ka qenë kulmi i eksperiencës, pasi përfaqësonte fillimin e sfidës dhe vendosmërinë për të ecur përpara pa u tërhequr.
Megjithatë, ai pranoi se ka edhe një peng nga sjellja e tij gjatë qëndrimit në shtëpi. Miri theksoi se në disa raste ka reaguar me emocione të forta, duke hyrë në debate të tensionuara dhe duke ngritur tonin, diçka që nuk do të kishte dashur ta bënte.
Në fund, ai u shpreh se po të kishte mundësinë të ndryshonte diçka, do të ishte më i përmbajtur dhe më i kontrolluar në reagimet e tij gjatë lojës.




