“Pse e lashë Londrën?” Françeska Murati zbulon arsyen e rikthimit në Shqipëri...

Franceska Murati via Instagram
Franceska Murati via Instagram

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, ka treguar pse vendosi të largohej nga Londra dhe të ndërtonte jetën e saj në Shqipëri, duke bërë të qartë se nuk është penduar aspak për këtë zgjedhje.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, modelja iu përgjigj pyetjeve rreth jetës së saj personale. Një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt:

“Pse e ke lënë Londrën për Tiranën?”

Në vend të një përgjigjeje të gjatë, Françeska publikoi një foto nga bregdeti, duke e shoqëruar me fjalët:

“Sepse tani, çdo e premte duket kështu.”

Franceska Murati via Instagram Story

Me këtë përgjigje, Françeska Murati la të kuptohet se vlerëson stilin e jetës që ka krijuar në Shqipëri, ku gjen më shumë qetësi, kohë për veten dhe mundësinë për të shijuar detin.

Së fundmi, modelja ka ndarë shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj në vend, ndërsa këtë vit ishte pjesë e “Fan Club”“Big Brother VIP Albania”, ku u shfaq në rolin e opinionistes.

Me postimet e saj, Françeska duket se po shijon maksimalisht jetën në Shqipëri, duke treguar se rikthimi nga Londra ishte një vendim që, sipas saj, i ka sjellë më shumë cilësi jete.