“Falënderoj Zotin që më doli gocë”/ Sara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh në vendin ku zbuloi gjininë e Poit

Sara Hoxha via Instagram
Sara Hoxha via Instagram

Sara Hoxha ka emocionuar ndjekësit me një rrëfim të veçantë nga periudha e shtatzënisë, teksa është rikthyer në vendin ku, gjashtë vite më parë, organizoi “gender reveal” për vajzën e saj, Poi.

Gjithçka nisi nga një pyetje e një ndjekëseje në rrjetet sociale, e cila e pyeti nëse destinacioni ku po pushon aktualisht është i njëjti ku zbuloi gjininë e foshnjës. Sara e konfirmoi këtë dhe ndau një kujtim plot emocion.

Po, këtu kemi bërë gender reveal e Poit. Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë,” shkroi ajo.

Sara Hoxha via Instagram Story

Me këtë rrëfim, Sara Hoxha tregoi se në fillim ishte e bindur se priste një djalë, por sot e kujton me shumë dashuri dhe mirënjohje faktin që u bë nënë e një vajze.

Postimi i saj u prit me reagime të shumta pozitive, ku ndjekësit vlerësuan sinqeritetin dhe emocionin me të cilin ajo ndau një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj.