“A është xheloze?” Kejsi Borri flet për raportin me Brikenën dhe zbulon të vërtetën për Mateon...

“Top Arena” - Top Channel
“Top Arena” - Top Channel

Kejsi Borri, motra e Mateo Borrit, ka folur hapur për marrëdhënien që ka me Brikena Selmanin, gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”, duke mos kursyer fjalët e mira për partneren e të vëllait.

Gjatë bisedës, Brikena rikujtoi një deklaratë të mëparshme të Kejsit, e cila kishte thënë se ajo vlerëson mënyrën se si Brikena e bën Mateon të ndihet.

Kejsi e përshkroi Brikenën si një person të dashur dhe të kujdesshëm, duke theksuar se ajo ka qenë gjithmonë pranë familjes së tyre.

Briki, për të gjithë ata që nuk të njohin personalisht, është realisht shumë e dashur. Je shumë e kujdesshme dhe gjithmonë mundohesh të jesh pranë nesh. Të falënderoj shumë,” u shpreh Kejsi.

Në një moment me nota humori, Kejsi u pyet nëse Brikena Selmani është xheloze. Ajo zgjodhi të mos fliste në emër të saj, por zbuloi se Mateo Borri është ai që shfaq më shumë xhelozi.

Nga ana tjetër, Brikena e falënderoi Kejsin për mbështetjen që i ka dhënë gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”, duke vlerësuar faktin se ajo nuk e paragjykoi asnjëherë, pavarësisht debateve që kishte me Mateon brenda shtëpisë.

Kejsi tregoi gjithashtu se familja e saj nuk kishte arsye të dyshonte te Brikena, pasi besimi që Mateo kishte te kjo marrëdhënie ishte i mjaftueshëm për ta.

Vëllai im nuk këmbëngul kurrë për njerëz që nuk ia vlejnë. Për aq kohë sa ai tregoi se sa shumë të donte, nuk kishim asnjë arsye të dyshonim te ti,” deklaroi ajo.

Me këto fjalë, Kejsi Borri konfirmoi se raporti i saj me Brikena Selmanin është shumë i mirë, duke treguar mbështetjen e plotë të familjes për lidhjen e saj me Mateo Borrin.