Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa, kanë festuar 14-vjetorin e lidhjes, duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë që ka prekur zemrat e fansave.
Përmes një postimi në Instagram, Gresa publikoi një foto nostalgjike nga vitet e para të historisë së tyre të dashurisë, ku të dy shfaqen shumë të rinj, të buzëqeshur dhe të përqafuar.
Krahas imazhit, ajo shkroi thjesht:
“Gëzuar 14 vite së bashku.”

Lyrical Son via Instagram Story
Postimi riktheu në vëmendje rrugëtimin e gjatë të çiftit, i cili konsiderohet një nga marrëdhëniet më të qëndrueshme dhe më të dashura të showbiz-it shqiptar.
Pas 14 vitesh së bashku, Lyrical Son dhe Gresa kanë ndërtuar një familje të bukur dhe janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, duke dëshmuar se dashuria e tyre është forcuar me kalimin e viteve.
Fotoja nostalgjike u prit me shumë urime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët përgëzuan çiftin për historinë e tyre të gjatë të dashurisë dhe familjen që kanë krijuar.




