Një anëtare e re në familje/ Brikena zbulon emrin e veçantë: “Ia ka lënë Mateo”

Një anëtare e re në familje/ Brikena zbulon emrin e veçantë: “Ia ka lënë Mateo”

Brikena Selmani ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël nga jeta e saj private, duke prezantuar anëtaren më të re të familjes.

Bëhet fjalë për një qenushe të vogël, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin “Diva”. Siç ka treguar vetë Brikena përmes një postimi në Instagram, emri është zgjedhur nga partneri i saj, Mateo.

“Mirë se erdhe Diva. Emrin ia ka lënë Mateo”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Mateo Borri via Instagram Story

Në imazhin e publikuar, Mateo shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushen, duke treguar se qenusheja e re është pritur menjëherë me shumë dashuri në shtëpinë e tyre.

Ardhja e Divës vjen pas një periudhe me disa zhvillime në marrëdhënien e çiftit.

Brikena dhe Mateo, të cilët u afruan gjatë “Big Brother VIP Albania 5”, përjetuan një periudhë ndarjeje pas përfundimit të formatit, por më vonë vendosën të riktheheshin sërish bashkë.

Vetëm pak ditë më parë, pas qëndrimit të Brikenës në Itali, ku kaloi kohë pranë familjes së saj, Mateo e priti rikthimin e saj në Shqipëri me lule dhe një letër romantike.

Tashmë, me ardhjen e Divës, duket se çifti ka edhe një tjetër anëtare që do t’i shoqërojë në këtë kapitull të ri të jetës së tyre.