Pas javësh me aludime për ndarjen, Sarah Berisha ka konfirmuar publikisht se ajo dhe DJ PM nuk janë më bashkë.
Dyshimet për një fund të marrëdhënies së tyre nisën pasi fansat vunë re se Sarah dhe PM nuk ndiqeshin më në Instagram. Megjithatë, deri tani, asnjëri prej tyre nuk kishte folur hapur për situatën.
Sarah vendosi ta sqarojë gjithçka gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram. E pyetur nëse vazhdonte të ishte në një lidhje me DJ PM, influencerja konfirmoi ndarjen dhe zbuloi se ajo kishte ndodhur disa muaj më parë.
“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi)”, shkroi Sarah.
Ajo nuk zbuloi arsyet e ndarjes, duke lënë të kuptohet se preferon që kjo pjesë e historisë të mbetet private.
“Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, shtoi ajo.
Sarah shpjegoi gjithashtu se vendosi të fliste për këtë çështje për shkak të mbështetjes që fansat i kanë dhënë çiftit që nga nisja e historisë së tyre në “Big Brother VIP Albania”.
“Këtë përgjigje po e jap sepse e ndjej dhe si ‘detyrim’ për të gjithë ata që na kanë mbështetur si në Big, por dhe jashtë”, u shpreh ajo.
Në fund, Sarah bëri të qartë se nuk dëshiron të flasë më publikisht për këtë temë:
“Këtë temë s’do ta hap më.”

Sarah Berisha via Instagram Story
Sarah Berisha dhe DJ PM u njohën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, ku nisi edhe historia e tyre e dashurisë. Marrëdhënia vijoi për disa vite pas përfundimit të reality show-t, përpara se çifti t’i jepte fund lidhjes.




