FOTO/ Një “follow” ndez rrjetin: A është Vildane Zeneli partnerja e re e Gjestit?

Gjesti via Instagram
Gjesti via Instagram

Një detaj i vogël në Instagram ka mjaftuar që Gjesti të rikthehet në qendër të vëmendjes, këtë herë për jetën e tij sentimentale.

Fansat kanë vënë re se këngëtari ka nisur të ndjekë në rrjetin social modelen shqiptare Vildane Zeneli. Por ajo që ka shtuar më shumë kureshtjen është fakti se ndjekja është e ndërsjellë, pasi edhe Vildanja e ndjek Gjestin.

Ky detaj ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin menjëherë aludimet për një lidhje të mundshme mes dy personazheve të njohur.

Vildane Zeneli është një emër i njohur në botën e modelingut dhe ka zhvilluar prej vitesh karrierën e saj edhe jashtë trojeve shqiptare.

Megjithatë, deri më tani as Gjesti dhe as Vildane Zeneli nuk kanë konfirmuar një lidhje sentimentale. “Follow”-i i ndërsjellë në Instagram mbetet i vetmi detaj mbi të cilin janë ngritur këto spekulime.

Në mungesë të fotografive së bashku apo një deklarate nga vetë dy personazhet, mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë thjesht për një njohje të re në rrjetet sociale apo nëse mes tyre ka nisur diçka më shumë.