Kylian Mbappé vazhdon të vendosë rekorde në futbollin botëror, duke hyrë në histori pas paraqitjes së tij në Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi francez realizoi dy gola në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë, duke e mbyllur turneun me plot 10 gola. Një arritje që nuk ishte regjistruar në një edicion të Botërorit që prej vitit 1970, kur Gerd Müller kishte arritur të njëjtën shifër.
Falë këtij dygolëshi, ylli i Real Madridit ka shkuar në kuotën e 22 golave në 22 ndeshje të luajtura në Kupën e Botës, duke lënë pas Lionel Messin, i cili numëron 21 gola në këtë kompeticion.
Megjithatë, rekordi mund të ndryshojë sërish, pasi Messi ka ende mundësinë ta barazojë ose ta kalojë nëse arrin të shënojë në finalen ndaj Spanjës.
Me 10 golat e realizuar në këtë Botëror, Mbappé është gjithashtu favoriti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë”, çmimin që i jepet golashënuesit më të mirë të turneut.
Edhe pse Franca u mposht 6-4 nga Anglia në sfidën për vendin e tretë, paraqitja e Mbappés ishte edhe një herë mbresëlënëse, duke konfirmuar statusin e tij si një prej futbollistëve më dominues të futbollit modern.




