BBVK5 nis sonte! Ja ku mund ta ndiqni LIVE Prime-n e parë, edhe nëse ndodheni jashtë Shqipërisë e Kosovës...

BBVK5 nis sonte! Ja ku mund ta ndiqni LIVE Prime-n e parë, edhe nëse ndodheni jashtë Shqipërisë e Kosovës...

Të gjithë fansat e Big Brother VIP Kosova 5 mund të bëhen gati për një mbrëmje plot emocione, pasi sonte zhvillohet Prime-i i parë zyrtar i këtij edicioni.

Ndryshe nga vitet e kaluara, aventura nisi që mbrëmjen e djeshme, kur në shtëpinë më të famshme në Kosovë u futën tre konkurrentët e parë: Arlinda Morina, Nichi dhe Antoneta Koçi.

Por surprizat e vërteta priten sonte, më 30 tetor, në orën 21:00, kur spektakli do të nisë zyrtarisht dhe publiku do të njihet edhe me pjesën tjetër të banorëve që do të garojnë për çmimin e madh.

Për të gjithë ata që po kërkojnë mënyrën se si mund ta ndjekin transmetimin, ka ardhur edhe një lajm i mirë nga moderatori Alaudin Hamiti.

Sipas tij, Prime-i i BBVK5 do të transmetohet LIVE në YouTube, përmes kanalit zyrtar të Big Brother VIP Kosova. Kjo do të thotë se spektakli mund të ndiqet drejtpërdrejt nga shqiptarët kudo që ndodhen në botë.

Sigurisht, transmetimi do të jetë i disponueshëm edhe në Klan Kosova, siç është bërë e ditur.

Mundësia për ta ndjekur spektaklin në YouTube pritet të jetë veçanërisht e mirëpritur nga shqiptarët e diasporës, të cilët kështu do të mund të jenë pjesë e nisjes së këtij edicioni pa marrë parasysh vendin ku jetojnë.

Pra, mos harroni: sonte, në orën 21:00, nis Prime-i i parë i BBVK5, me hyrje të reja, surpriza dhe shumë momente që pritet të komentohen gjatë ditëve në vijim!