Reperi i njohur Mozzik ka ndarë me ndjekësit një moment tepër të veçantë nga jeta e tij familjare, duke treguar edhe një herë anën e tij më të ndjeshme si baba.
Artisti ka publikuar në InstaStory një fotografi të ëmbël pranë vogëlushit të tij, Oz, ku shihet duke i puthur me përkëdheli këmbën e vogël të të birit.

Mozzik via Instagram Story
Këtë pamje plot emocion, Mozzik e ka shoqëruar me dy emoji simbolike: duart e bashkuara në shenjë mirënjohjeje dhe një zemër të kuqe. Një gjest i thjeshtë, por që përcjell shumë dashuri për anëtarin më të ri të familjes.
Kjo nuk është hera e parë që publiku sheh momente nga raporti i reperit me të birin. Pak kohë pas ardhjes në jetë të vogëlushit, ishte partnerja e tij, Lotina, ajo që publikoi fotografinë e parë të Mozzik-ut duke mbajtur djalin në krahë.
Ndërsa këtë herë, vetë reperi ka vendosur të ndajë një tjetër copëz nga jeta e tij si baba, duke u dhuruar fansave një moment intim dhe të veçantë.
Duket se ardhja në jetë e Oz-it ka sjellë një kapitull të ri në jetën e artistit, i cili nuk ngurron të shprehë publikisht dashurinë për të birin.




