Një situatë e tensionuar dhe e papritur ka ndodhur në Kojshia Show, ku i ftuar ishte aktori Laert Vasili.
Gjatë emisionit, atmosfera u përkeqësua pasi moderatori tentoi të hapte një temë që lidhej me Serena Sula, e cila më herët kishte ngritur dyshime për një raport të mundshëm me aktorin.
Ndërsa u kërkua transmetimi i një videoje me deklaratat e saj, Laert Vasili reagoi menjëherë me tone të forta, duke kundërshtuar hapur diskutimin.
I irrituar, ai u ngrit nga vendi, hoqi mikrofonin dhe ndërpreu bisedën me fjalët: “Të thashë boll! Mjaft me këtë temë”, duke refuzuar vazhdimin e intervistës.
Pas këtij momenti, aktori vendosi të largohej nga studioja, duke e lënë emisionin në një situatë të papritur.
Videoja e incidentit është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje raportin e përfolur mes tij dhe modeles, si dhe duke nxitur debat mes ndjekësve.




