Hyrje e re në Ferma VIP: Henri Rrufa bëhet fermeri më i ri, realizohet dëshira e vajzave...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Mbrëmja e fundit në Ferma VIP ka sjellë emocione dhe surpriza të shumta për banorët.

Katër nga vajzat e fermës, Moza, Malbora, Soni dhe Blerina kishin shprehur më herët dëshirën për hyrje të reja, konkretisht për një djalë në fermë.

Kjo kërkesë u plotësua me ardhjen e Henri Rrufa, i cili u bë menjëherë pjesë e spektaklit.

Henri nuk është një emër i panjohur: ai ka qenë kampion kombëtar në qitje për 8 vite radhazi dhe ka fituar medaljen e bronztë në një kampionat botëror të zhvilluar në Kajro, Egjipt.

Përveç kësaj, ai numëron mbi 70 medalje në gara të ndryshme, duke ndërtuar një profil të fortë sportiv në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pas prezantimit të tij, ishte Malbora ajo që e priti dhe e shoqëroi drejt Arenës, ku e prisnin edhe fermerët e tjerë.

Hyrja e tij pritet të sjellë dinamikë të re dhe zhvillime interesante në vijim të lojës.

Instagram Reel
DX0BT-WCux5