Romanca mes Vanesa dhe Indri Shiroka brenda Ferma VIP vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Pas konfirmimit të lidhjes së tyre, një tjetër detaj ka tërhequr interesin e publikut: diferenca në moshë mes dyshes.
Indri, i cili së fundmi festoi 37-vjetorin, është 13 vite më i madh se Vanesa, e cila është 24 vjeç.
Ky fakt ka ndezur menjëherë diskutime në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin këtë si diçka normale dhe atyre që shprehin skepticizëm.
Pavarësisht komenteve të shumta, vëmendja mbetet tek natyra e marrëdhënies së tyre dhe nëse kjo lidhje e krijuar nën kamerat e spektaklit është e sinqertë dhe do të zgjasë edhe jashtë formatit.




