Kapet mat Xhensila & Ledri! Puthje në buzë...

Kapet mat Xhensila & Ledri! Puthje në buzë...

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë filmuar gjatë një mbrëmjeje në Paris, ku janë parë duke kaluar kohë së bashku në një club të njohur.

Sipas pamjeve që kanë mbërritur në redaksinë e Anabel, dy artistët shfaqen duke kërcyer, kënduar dhe qëndruar pranë njëri-tjetrit në një atmosferë mjaft të ngrohtë dhe miqësore. Momentet e kapura kanë ngjallur reagime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje zërat e kohëve të fundit për raportin mes tyre.

Prej disa kohësh, të dy artistët janë pjesë e të njëjtit menaxhim dhe kanë bashkëpunuar në projekte muzikore, çka ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut për marrëdhënien e tyre.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë bërë që fansat të komentojnë gjerësisht, ndërsa vetë artistët ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me situatën.

Burimi: Anabel