"B*stard,ordiner": Shqipe Hysenaj sulmon ashpër Arjan Konomin pas debatit në Fan Club!

"B*stard,ordiner": Shqipe Hysenaj sulmon ashpër Arjan Konomin pas debatit në Fan Club!

Ish-konkurrentja e njohur Shqipe Hysenaj ka reaguar me tone të forta ndaj opinionistit Arjan Konomi pas një debati të zhvilluar në emisionin “Fan Club”, ku ai pati një përplasje me një koreografe të ftuar në studio.

Përmes një reagimi publik, Shqipja e kritikoi ashpër sjelljen e Konomit, duke thënë se ai ka kaluar çdo kufi dhe se ka ngatërruar mënyrën e komunikimit në televizion me atë të rrjeteve sociale.

Sipas saj, mënyra si ai u shpreh ishte e papranueshme, sidomos duke pasur parasysh se debati ndodhi në një ditë simbolike si 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në reagimin e saj, Shqipja e cilësoi situatën si të turpshme dhe theksoi se nuk është normale që një grua të ofendohet me një gjuhë të tillë në një program televiziv.

Ajo kritikoi gjithashtu edhe personat e tjerë të pranishëm në studio, duke thënë se askush nuk ndërhyri për të ndalur situatën. Sipas saj, heshtja e tyre tregoi mungesë respekti, jo vetëm ndaj personit të ofenduar, por edhe ndaj vetes së tyre.

Në fund të reagimit, Shqipja theksoi se kjo situatë tregon nivelin ku kanë arritur debatet televizive, duke e cilësuar gjithë episodin si një moment të papranueshëm për publikun.