Familja Pojani po feston një moment të veçantë! Dy motrat e njohura të ekranit, Ina dhe Marsi Pojani, kanë nisur rrugën drejt prindërimit. Lajmin e bëri të ditur vetë Megi Pojani përmes një postimi të ëmbël dhe humoristik në Instagram, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
“Poopita dhe Urina po presin vogëlushin Appleinas. Unë jam teze Strawberrita,” – shkroi Megi, duke përdorur nofkat e tyre të veçanta.

Megi Pojani via Instagram
Ndërsa shtatzënia e Inës ishte e njohur që nga 29 tetori 2025, kur ajo gjithashtu kurorëzoi dashurinë e saj, lajmi për Marsin erdhi si një surprizë e këndshme për ndjekësit.
Për Marsin, detajet rreth partnerit apo emrit të bebit mbeten sekret, pasi ajo ka preferuar të mbajë jetën private larg mediave, ndryshe nga motrat e saj.





