Një moment pikant ka tërhequr vëmendjen e publikut në ditët e para të Big Brother VIP Kosova 5. Njëra prej banoreve ka habitur Rron Isufin me një deklaratë të drejtpërdrejtë, duke e vënë atë në një situatë mjaft të sikletshme.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e shtëpisë dhe tashmë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e internetit, dy banorët shfaqen pranë njëri-tjetrit, duke biseduar në një atmosferë të relaksuar. Por biseda merr papritur një drejtim tjetër, kur vajza i drejtohet Rronit me një propozim të papritur.
“Dua të q*hem me ty”, dëgjohet t'i thotë ajo, duke shpërthyer menjëherë në të qeshura.
I kapur në befasi nga kjo deklaratë, Rron Isufi duket i habitur për disa çaste, por zgjedh ta kalojë situatën me humor, duke iu drejtuar edhe Vëllait të Madh.
Nga reagimet e të dyve, momenti duket se është zhvilluar në formë shakaje dhe ngacmimi mes banorëve, pa u kuptuar nëse fjalët e vajzës kishin ndonjë prapavijë serioze.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në platformat sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të nisjes së këtij edicioni.
Kujtojmë se BBVK 5 nisi më 30 tetor, me 21 konkurrentë që tashmë kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Duket se afrimitetet, ngacmimet dhe situatat e papritura nuk kanë vonuar të shfaqen që në ditët e para të spektaklit.




