Akili u fut në BBVK 5 pas deklaratës për pagesën: Sa para i janë ofruar për të pranuar garën?

Akili u fut në BBVK 5 pas deklaratës për pagesën: Sa para i janë ofruar për të pranuar garën?

Akil Varfi është një nga emrat që i është bashkuar edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, por pjesëmarrja e tij në këtë format ka rikthyer në qarkullim një deklaratë të mëparshme, ku ai kishte vendosur një kusht të qartë për rikthimin në një reality show.

Vetëm disa muaj më parë, pas eksperiencës në “Ferma VIP 3”, 28-vjeçari nga Shkodra ishte shprehur i pakënaqur me mënyrën se si kishte përfunduar aventura e tij televizive. Eliminimi në javët e para të spektaklit duket se e kishte lënë me rezerva për projekte të ngjashme.

Malbora Gura via Instagram Story

Gjatë një interviste në emisionin e Malbora Gurrës, Akili kishte deklaruar hapur se nuk do të pranonte të bëhej pjesë e një tjetër formati televiziv pa një ofertë të kënaqshme financiare.

“Pa pagesë të mirë nuk hyj në reality show”, ishte shprehur ai në atë kohë.

Por, mbrëmjen e 30 tetorit, ai surprizoi duke u prezantuar si një nga konkurrentët e rinj të BBVK 5. Ky vendim ka rikthyer pikërisht deklaratën e tij në qendër të vëmendjes, duke ngritur një pyetje: Sa ka qenë oferta financiare që e bindi Akilin të bëhej pjesë e spektaklit?

Deri më tani, nuk është zbuluar asnjë shumë konkrete që produksioni mund t'i ketë ofruar 28-vjeçarit. Po ashtu, nuk ka një konfirmim se vendimi i tij për të hyrë në shtëpi është ndikuar pikërisht nga një ofertë më e lartë financiare.

Kujtojmë se pas largimit nga “Ferma VIP 3”, Akili kishte bërë edhe deklarata kritike për eksperiencën në atë format dhe për moderatoren Arbana Osmani, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një nga vendimet më të gabuara që kishte marrë në jetën e tij.

Tashmë, ai ka zgjedhur të provojë një tjetër eksperiencë televizive, këtë herë në Kosovë. Mbetet për t'u parë nëse qëndrimi i tij në BBVK do të jetë ndryshe nga aventura e mëparshme dhe nëse vetë Akili do të zbulojë ndonjëherë detaje rreth marrëveshjes financiare që e solli në këtë format.