Që prej hyrjes në Big Brother VIP Kosova 5, këngëtari Bejta ka tërhequr vëmendjen me një detaj të pazakontë: syzet e zeza, të cilat nuk i ka hequr pothuajse në asnjë moment, madje as brenda shtëpisë.
Kjo zgjedhje ka ngjallur kureshtjen e banorëve, të cilët vendosën ta pyesin drejtpërdrejt se përse i mban ato gjatë gjithë kohës.
Përgjigjja e artistit i shtoi edhe më shumë mister situatës. Bejta tregoi se syzet nuk janë thjesht pjesë e imazhit të tij, por kanë një kuptim emocional dhe lidhen me një premtim personal që i ka bërë një personi të veçantë.
“Syzet e kanë domethënien e një premtimi. Është premtim tepër i thellë, që ia kam dhënë dikujt edhe tash ajo e ka në dorë”, u shpreh ai.
Deklarata e këngëtarit la shumë pikëpyetje, pasi ai nuk pranoi të zbulonte se kujt ia ka dhënë këtë premtim apo çfarë fshihet pas tij.
Veçanërisht, përdorimi i fjalës “ajo” ka shtuar dyshimet se personi në fjalë mund të jetë një grua me rëndësi të veçantë në jetën e tij.
Kujt ia ka dhënë Bejta këtë premtim dhe çfarë historie fshihet pas syzeve të zeza? Për momentin, këngëtari ka zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës së tij private larg vëmendjes së publikut.




